Këto janë zhvillimet e fundit në Ukrainë

Evropë

Këto janë zhvillimet e fundit në Ukrainë

Nga: A.SH Më: 2 prill 2022 Në ora: 21:21
Forcat ruse kanë braktisur luftën për aeroportin Hostomel

Këto janë disa nga zhvillimet e fundit të luftës në Ukrianë.

Përparimi i Ukrainës

Ukraina pretendon se forcat ruse kanë bërë një "tërheqje të shpejtë" nga rrethi i Kievit, dhe këtë e deklaroi zëvendësministrin i mbrojtjes duke thënë se i gjithë rajoni rreth kryeqytetit është rimarrë.

Forcat ruse janë tërhequr nga qytetet kryesore duke përfshirë Irpin dhe Bucha, shkruan BBC, transmeton “Bota sot”.

Ata gjithashtu kanë braktisur aeroportin Hostomel pranë kryeqytetit, duke lënë pas rrënojat e avionit më të madh në botë.

Dëshmi të reja të mizorive

Ndërsa forcat ruse tërhiqen, gazetarët në Ukrainë thonë se kanë parë të paktën 20 trupa - të veshur me rroba civile - në një rrugë në një qytet afër Kievit.

Gazetarët udhëtuan për në Bucha me trupat ukrainase, pasi forcat ruse u tërhoqën

Një komandant tha se të gjithë burrat e moshës 18 deri në 60 vjeç ishin grumbulluar dhe ekzekutuar nga ushtarët e Moskës.

Ndërkohë, kryetari i bashkisë së Bucha i tha agjencisë së lajmeve AFP se një varr masiv në qytet përmbante 280 trupa.

Autoritetet ukrainase thanë se trupi i një fotografi të njohur, Maks Levin, ishte gjetur pranë një fshati në rajonin rreth Kievit.

Korridoret humanitare

Qindra banorë të Mariupolit kanë arritur të ikin nga qyteti i rrethuar me makina private dhe kanë mbërritur në qendrat e pritjes qindra kilometra në veri.

Por një përpjekje e tretë radhazi nga Kryqi i Kuq për të sjellë një flotë prej dhjetëra autobusësh në portin jugor të Ukrainës është kthyer sërish.

Këtë herë ata po kalojnë natën në rrugë dhe do të rifillojnë udhëtimin e tyre në mëngjes

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat