Pasi Rusia vendosi të pushtonte Ukrainën më 24 shkurt 2022 vendet perëndimore vendosën sanksione të rënda ndaj Rusisë dhe oligarkëve rusë.
Por këto sanksione i kanë kushtuar shumë oligarkëve .
Deri më tani ndër personat e sanksionuar, janë 8 rusët më të pasur, të cilët kanë humbur mbi 38 miliard dollarë.
Roman Abramovich, Vladimir Potanin dhe Alexey Mordashov janë ndër emrat më të famshëm të elitës ruse, të cilët që prej pushtimit të Ukrainës po vuajnë pasojat e vendimeve të Putinit.
Më poshtë 8 oligarkët që kanë humbur më shumë pasuri pasi u goditën nga sanksionet.