Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka votuar mëngjesin e sotëm për zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe lokale.
Daçiq ka qenë ndër të parët që ka votuar në qendrën e votimit “Dedinje” në Savski Venaq.
Ai ishte i shoqëruar nga gruaja dhe djali i tij. Daçiq ka theksuar se sot është dita e demokracisë në Serbi.
Sipas tij, qytetarëve u takon të vendosin për të ardhmen e tyre, shkruan B92.