“Rrezik serioz për aktivitetin në Detin e Zi!”, Ministria e Mbrojtjes ukrainase reagon pas shpërthimeve në Portin e Odesas

Evropë

“Rrezik serioz për aktivitetin në Detin e Zi!”, Ministria e Mbrojtjes ukrainase reagon pas shpërthimeve në Portin e Odesas

Më: 3 prill 2022 Në ora: 08:55
Porti i Odesas

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë është shprehur se shpërthimet e regjistruara ditën e sotme në portin e Odesas, në Detin e Zi, përbëjnë një rrezik serioz për aktivitetin detar.

Teksa ka bërë përditësimet e fundit, Ministria e Mbrojtjes ukrainase shkruan se edhe pse shkaku i shpërthimeve mbetet i paqartë, prania e tyre është për shkak të aktivitetit detar rus në zonë dhe tregon se si pushtimi rus i Ukrainës po prek interesat neutrale dhe civile.

Forcat detare ruse po mbajnë bllokadën e tyre të bregdetit ukrainas në Detin e Zi dhe Detin Azov duke penguar Ukrainën të furnizohet nga deti, tha Ministria e Mbrojtjes.

“Rusia ende ruan aftësinë për të tentuar një ulje amfibe por një operacion i tillë ka të ngjarë të jetë gjithnjë e më i rrezikshëm për shkak të kohës që forcat ukrainase u është dashur që të përgatiten”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat