Zyrtari i ushtrisë ukrainase, Vladislav Nazarov, tha se deri më tani nuk ka njoftime për viktima nga sulmi në qytetin jugor të Odesës.
Ai shtoi se ndërtesa të infrastrukturës kritike janë dëmtuar nga sulmet me raketa, por nuk bëri të ditur se cilat ndërtesa kanë qenë cak i sulmeve.
Në mëngjesin e sotëm mediat raportuan për disa shpërthime në qytetin-port të Odesës.
Zyrtarët ukrainas thanë se ky qytet është goditur nga sulme me raketa.