Ukraina kërkon vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë

Evropë

Ukraina kërkon vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë

Më: 3 prill 2022 Në ora: 14:39
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, e akuzoi Rusinë për kryerje të një “masakre” të qëllimshme në qytetin e Buçës, që gjendet pranë Kievit.

Ai u bëri thirrje vendeve të G7-ës që të vendosin sanksione “shkatërruese” ndaj Moskë.

“Ne ende po mbledhim trupat e pajetë, por deri më tani numri ka shkuar në qindra. Trupa të pajetë janë nëpër rrugë. Ata vrasin civilë kur ishin aty dhe kur u larguan nga fshatrat dhe qytetet”, citohet të ketë thënë Kuleba.

Më herët, një zyrtar lokal në Buça tha se afër 300 civilë janë vrarë gjatë kohës kur forcat ruse e kanë kontrolluar Buçën. Ky qytet u rimor nga forcat ukrainase një ditë më parë.

Në rrjete sociale janë publikuar pamje të trupave të pajetë në rrugët e këtij qyteti.

Rusia ende nuk ka reaguar lidhur me këto pretendime. Moska vazhdimisht thotë se nuk sulmon civilët, pavarësisht provave të shumta që dëshmojnë të kundërtën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat