Ushtria ukrainase thotë se trupat ruse kanë përfunduar tërheqjen e tyre nga veriu i vendit.
Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë tha në deklaratën e së dielës se njësitë ruse janë tërhequr nga zonat në veri të vendit drejt Bjellorusisë fqinje.
Ushtria ukrainase tha se forcat e saj ajrore kanë marrë kontrollin e plotë të qytetit të Pripyat jashtë termocentralit bërthamor të Çernobilit.
Poashtu edhe pjesën afër kufirit me Bjellorusinë.