Një sulm raketor rus ka goditur selinë rajonale të qytetit Vasylkiv, afër Kievit, ka thënë ushtria ukrainase.
Disa civilë u plagosën, por ende nuk janë dhënë detaje të mëtejshme, raporton Sky news, përcjell "Bota sot".
I gjithë rajoni i Kievit është tani nën kontrollin e Ukrainës, sipas zyrtarëve të tij, pasi trupat ruse filluan të tërhiqen.
Por zonat në rajon janë ende në rrezik nga granatimet dhe sulmet ajrore.