Zelenksy ngre alarmin e fundit: Ne jemi duke u shkatërruar dhe shfarosur

Evropë

Zelenksy ngre alarmin e fundit: Ne jemi duke u shkatërruar dhe shfarosur

Nga: V.N Më: 3 prill 2022 Në ora: 17:17
Zelensky

Populli i Ukrainës nuk dëshiron të nënshtrohet nga Rusia dhe si rezultat po shkatërrohet dhe shfaroset, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Duke folur për CBS News përmes një përkthyesi të dielën, Zelensky e përshkroi pushtimin rus si përfshirë "torturën e të gjithë kombit", raporton BBC, transmeton Bota sot.

I pyetur drejtpërdrejt nëse veprimet e Rusisë përbënin gjenocid, ai tha: "Në të vërtetë, ky është gjenocid. Eliminimi i të gjithë kombit dhe popullit. Ne jemi qytetarët e Ukrainës. Kemi më shumë se 100 kombësi".

“Kjo ka të bëjë me shkatërrimin dhe shfarosjen e të gjitha këtyre kombësive. Ne jemi qytetarë të Ukrainës dhe nuk duam të nënshtrohemi ndaj politikës së Federatës Ruse".

“Kjo është arsyeja që ne po shkatërrohemi dhe shfarosemi dhe kjo po ndodh në Evropën e shekullit të 21-të”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat