Rrëfim tronditës: Rusët ua lidhën këmbët e duart civilëve dhe i vranë

Evropë

Rrëfim tronditës: Rusët ua lidhën këmbët e duart civilëve dhe i vranë

Nga: V.N Më: 3 prill 2022 Në ora: 19:21
Pamje nga lufta

Një raportim tronditës në “The Times” tregon për banorët e një qyteti jashtë Kievit, Bucha i cili së fundmi u çlirua nga kontrolli rus. Maria Dabizhe, 80 vjeç, përshkroi se si ushtarët rusë ishin paraqitur në shtëpinë e saj disa ditë pas fillimit të pushtimit.

“I pyeta se çfarë po bënin atje”, tha ajo për gazetën. “Ata më thanë: Ne thjesht po përpiqemi të bëjmë punën tonë”.

Ajo tha se vetëm kur rusët filluan të tërhiqen, situata u bë më e qartë.

Fqinjtë e saj ishin lidhur me duar e këmbë dhe ishin vrarë, dhe luftëtarët e mbrojtjes territoriale gjetën një bodrum poshtë një rruge të mbushur me trupa të vdekur.

Trupat i përkisnin 18 burrave, grave dhe fëmijëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat