​Petkov e quan të tmerrshme vrasjen e civilëve ukrainas në Bucha

Evropë

​Petkov e quan të tmerrshme vrasjen e civilëve ukrainas në Bucha

Më: 3 prill 2022 Në ora: 21:01
Kiril Petkov

Kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov ka reaguar pas vrasjes së civilëve ukrainas nga ushtria ruse në qytetin Bucha, duke thënë se ato janë të tmerrshme.

Në një postim në Facebook të dielën, Petkov shprehu ngushëllimet dhe solidaritetin e tij me popullin e Ukrainës.

“Rusia duhet ta ndalë këtë luftë dhe autorët e krimeve të luftës duhet të japin llogari”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat