Rreth 3,500 viktima civile në Ukrainë
![Hava Orana Xhukolli](/media/author/2022/April/04/auth_auth_auth_auth_83688217_188079489253452_4443575797256552448_n1592506989160381415716179510911649045418.jpg)
Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut thotë se ka pasur 3,455 viktima civile që nga fillimi i luftës në Ukrainë, shkruan BBC, transmeton Bota sot.
Kjo përfshin më shumë se 1,400 vdekje dhe mbi 2,000 lëndime.
Numrat janë një vlerësim konservator dhe OKB-ja beson se shifrat reale ka të ngjarë të jenë dukshëm më të larta.
Viktimat më të rënda vazhdojnë të raportohen nga rajonet Donetsk dhe Luhansk në lindje, ku Rusia ka luftuar me Ukrainën për republikat e vetëshpallura të pavarura që ajo ka njohur kohët e fundit.