Marrja e Mariupolit është një 'objektiv kryesor' për Rusinë

Evropë

Marrja e Mariupolit është një 'objektiv kryesor' për Rusinë

Nga: H.O. Më: 4 prill 2022 Në ora: 06:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Marrja e kontrollit të qytetit të Mariupolit është pothuajse një objektiv kyç i pushtimit rus, tha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Ministria e Mbrojtjes tha se trupat do të kishin një korridor tokësor nga Rusia në gadishullin e Krimesë të pushtuar nga Rusia nëse qyteti port i rrethuar në juglindje të vendit binte.

Të dielën, ajo raportoi përsëri luftime të ashpra dhe granatime pa dallim ndërsa forcat ruse kërkojnë të pushtojnë qytetin.

Por Ministria e Mbrojtjes shtoi se luftëtarët ukrainas "mbajnë një rezistencë të fortë" dhe kanë mbajtur kontrollin në pjesët kryesore të qytetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat