Presidenti rus Vladimir Putini, e ka uruar presidentin serb, Aleksander Vuçiq, për fitoren e tij në zgjedhje.
Putini tha se do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin e partneritetit në mes dy popujve, siç i quan ai, vëllazërorë.
“Unë pres që puna juaj në krye të shtetit do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin e partneritetit strategjik që ekziston midis dy vendeve tona. Kjo është në interes të popujve vëllazërorë të Rusisë dhe Serbisë. ”, tha Putin.
Putini ka uruar edhe Viktor Orbanin, për rizgjedhjen krymenistër i Hungarisë.
Kujtojmë se Serbia dhe Hungaria janë dy vende përkrahëse të Rusisë dhe të cilat nuk kanë vendosur sanksione kundër saj.