Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen thotë se BE-ja është e gatshme të dërgojë ekipe të përbashkëta hetimore në Ukrainë për të dokumentuar krimet e raportuara të luftës.
Ekipet do të jenë në koordinim me prokurorin e përgjithshëm të Ukrainës, me mbështetjen e agjencisë evropiane të policisë Europol dhe agjencisë së drejtësisë penale Eurojust, shkruan BBC, përcjell "Bota sot".
Imazhet tronditëse të trupave të civilëve në rrugët e Bucha, pranë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, kanë çuar në një shpërthim të dënimit ndërkombëtar të Rusisë.
Reagime të mëdha po vazhdojnë edhe gjatë orëve të fundit, duke mos u pajtuar me krime e bëra në Ukrainë.