Pak dritë në fund të tunelit - rajoni Zhytomyr lirohet nga forcat ruse

Evropë

Pak dritë në fund të tunelit - rajoni Zhytomyr lirohet nga forcat ruse

Nga: V.N Më: 4 prill 2022 Në ora: 18:48
Dëmi në fshatin Rakivshchyna, rajoni Zhytomyr

Rajoni Zhytomyr tani është i lirë nga forcat ruse, ka thënë guvernatori i tij. Rajoni, i cili fqinjë me rajonin e Kievit në perëndim, ka qenë një korridor kyç për dërgimin e ndihmave dhe pajisjeve në kryeqytet që nga fillimi i luftës, raporton BBC, transmeton Bota sot.

Ajo ka pësuar gjithashtu bombardime masive që vranë civilë dhe lanë shumë pa shtëpi.

Duke shkruar në Telegram, Guvernatori Vitaliy Bunechko tha: “Armiku u zmbraps dhe sot nuk ka trupa pushtuese ruse në rajonin tonë".

"Ata u larguan nga komunitetet veriore... por lufta nuk ka mbaruar. Ne do të fitojmë! Lavdi Ukrainës!"

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat