Sekretarja e shtetit evropian zotohet: Autorët do të sillen para drejtësisë

Evropë

Sekretarja e shtetit evropian zotohet: Autorët do të sillen para drejtësisë

Nga: V.N Më: 4 prill 2022 Në ora: 18:54
Krimi në Bucha

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të sigurohet që autorët e mizorive në Ukrainë të sillen para drejtësisë, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Duke folur së bashku me ministrin e jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba gjatë një vizite në Varshavë, Truss tha gjithashtu se MB duhet të shpallë "një valë të re të ashpër sanksionesh" ndaj Rusisë.

Ajo shtoi se nuk duhet të flitet për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë derisa trupat e saj janë në Ukrainë.

“Realiteti është se paratë ende po rrjedhin nga Perëndimi në makinën e luftës së Putinit – dhe kjo duhet të ndalet”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat