PE kërkon nga Serbia që të ketë qëndrim të qartë ndaj luftës në Ukrainë

Evropë

PE kërkon nga Serbia që të ketë qëndrim të qartë ndaj luftës në Ukrainë

Më: 4 prill 2022 Në ora: 21:58
Parlamenti Evropian

Grupimi socialistëve dhe demokratëve të Parlamentit Evropian kanë kërkuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të ketë një qëndrim të qartë sa i përket luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ata kanë kërkuar nga Vuçiq që të rivendosë demokracinë, sundimin e ligjit dhe ta marrë seriozisht reformën e procesit të zgjerimit.

“Serbia gjithashtu duhet të përafrohet me sanksionet e BE-së kundër Rusisë pas luftës së Putinit kundër Ukrainës sa më shpejt të jetë e mundur.

Përndryshe, kjo do të ketë pasoja për perspektivën e saj në BE”, thuhet në reagimin e këtij grupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat