Zelensky: Numri i viktimave të civilëve në qytetet e tjera janë ‘shumë më të larta’ se në Bucha

Evropë

Zelensky: Numri i viktimave të civilëve në qytetet e tjera janë ‘shumë më të larta’ se në Bucha

Nga: A.M. Më: 5 prill 2022 Në ora: 00:23
Volodymyr Zelensky

Numri i viktimave civile në Borodyanka dhe qytete të tjera të çliruara të Ukrainës mund të jetë "shumë më i lartë" se në Bucha, ka pohuar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, raporton Sky news, përcjell "Bota sot".

Zelensky u bëri thirrje gazetarëve ndërkombëtarë që të vizitojnë Bucha dhe qytetet e tjera për të dokumentuar vrasjet e civilëve, duke shtuar se ishte në interesin e Ukrainës që të kishte hetime të hapura për vdekjet.

Ai vazhdoi duke thënë se do t'i drejtohej Këshillit të Kombeve të Bashkuara të martën pasi kriza në Ukrainë po vazhdon ende.

Sot, udhëheqësi ukrainas u largua nga kryeqyteti për udhëtimin e tij të parë që nga fillimi i luftës, për të parë nga afër atë që ai e quajti "gjenocid" dhe "krime lufte" në Bucha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat