Dhjetë të vrarë pas bombardimeve në Mykolaiv

Evropë

Dhjetë të vrarë pas bombardimeve në Mykolaiv

Nga: A.M. Më: 5 prill 2022 Në ora: 00:42
Foto ilustrim

Granatimet në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv të hënën vranë dhjetë persona, duke përfshirë një fëmijë, tha kreu i administratës rajonale.

Në një video të postuar në rrjetet sociale Oleksandr Senkevich: "Gjatë ditës së sotme, gjithsej 10 persona janë vrarë gjatë bombardimeve dhe 46 janë plagosur".

Sky News nuk ka qenë në gjendje të verifikojë raportin, përcjell "Bota sot".

Mykolaiv ka qenë nën sulm të vazhdueshëm për javë të tëra pasi forcat ruse pushtuan vendin më 24 shkurt.

Raportet vijnë pasi autoritetet ukrainase thanë se të paktën shtatë persona ishin vrarë, ndërsa 34 të tjerë përfshirë edhe tre fëmijë, u plagosën në një sulm me raketa ruse në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, të dielën vonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat