Ushtria ruse sulmon në qendrën e stërvitjes ushtarake ukrainase

Evropë

Ushtria ruse sulmon në qendrën e stërvitjes ushtarake ukrainase

Nga: M.H. Më: 5 prill 2022 Në ora: 12:02
Ukrainë

Ushtria ruse ka deklaruar se ka kryer sulme me raketa të lëshuara nga deti në atë që e përshkroi si një qendër trajnimi për forcat e operacioneve speciale ukrainase në Ukrainën jugore.

Në mbrëmjen e 4 prillit, armët me precizion të lartë me rreze të gjatë me bazë deti pranë qytetit të Ochakiv shkatërruan një qendër trajnimi për Forcat e Operacioneve Speciale të Ukrainës, e cila u përdor, ndër të tjera, për të akomoduar mercenarët e huaj”, tha Maj, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

CNN nuk mundi ta verifikonte menjëherë këtë pretendim. Ushtria ruse i përshkruan të huajt që kanë dalë vullnetarë për të luftuar për Ukrainën si "mercenarë".

Konashenkov shtoi se forcat ruse lëshuan raketa precize nga ajri që synonin objektet e magazinimit të karburantit në katër lokacione: në Kremenets, Cherkasy, Zaporizhzhia dhe Novomoskovsk.

Forcat ruse kanë shënjestruar objektet e furnizimit me karburant dhe magazinimit rreth Ukrainës që nga pushtimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat