Diplomatët kryesorë të Bashkimit Evropian do të takohen me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev këtë javë, sipas zëdhënësit kryesor të Komisionit Evropian.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe shefi i marrëdhënieve të jashtme të BE-së, Josep Borrell, do të takohen me Zelenskyn, tha zëdhënësi Eric Mamer, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, javën e kaluar udhëtoi për t'u takuar me Zelensky dhe iu drejtua një seance speciale të parlamentit ukrainas.
Vizita e saj u mirëprit nga lideri ukrainas, i cili në një fjalim të postuar në rrjetet sociale, e quajti atë një "moment të rëndësishëm" për vendin.
Muajin e kaluar, kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë udhëtuan për në Kiev.