Bashkimi Evropian ka gjasa që nesër të ashpërsojë sanksionet kundër Rusisë, si një dënim për vrasjet e dyshuara të civilëve në Ukrainën veriore.
Ka disa sanksione që tashmë janë apikuar kundër Rusisë dhe të tjera që priten të aplikohen në vazhdim.
ShBA ka ndaluar të gjitha importet e naftës dhe gazit rus dhe Britania e Madhe thotë se do të heqë gradualisht importet e naftës ruse deri në fund të vitit.
BE-ja është zotuar të kalojë në furnizime alternative dhe ta bëjë Evropën të pavarur nga energjia ruse shumë përpara vitit 2030, raporton BBC.
ShBA, BE dhe Britania e Madhe kanë sanksionuar së bashku më shumë se 1 mijë individë dhe biznese ruse që shihen si afër Kremlinit.
Vendet perëndimore kanë ngrirë gjithashtu asetet e bankës qendrore të Rusisë, për të ndaluar përdorimin e saj prej 630 miliardë dollarësh të rezervave të valutës së huaj.
Dhe ata kanë ndaluar eksportin e mallrave me përdorim të dyfishtë, që do të thotë artikuj me qëllime civile dhe ushtarake, siç janë pjesët e automjeteve.
Si kundërpërgjigje, Putini u ka thënë vendeve “jomiqësore” që të paguajnë për importet e tyre të gazit rus në rubla, gjë që do të rriste vlerën e monedhës.
Ndryshe, Rusia vazhdon të mohojë akuzat se forcat e saj ishin të përfshira në vrasjet e civilëve në Bucha dhe vende të tjera.