Shtohen sulmet mes emigrantëve rusë dhe ukrainas në Gjermani

Evropë

Shtohen sulmet mes emigrantëve rusë dhe ukrainas në Gjermani

Nga: A.SH Më: 5 prill 2022 Në ora: 13:52
Ministrja e Brendshme Nancy Faeser

Sulmet kundër emigrantëve rusë dhe ukrainas në Gjermani janë rritur që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, thonë zyrtarët.

Ministrja e Brendshme Nancy Faeser tha se që nga fundi i shkurtit, 308 vepra anti-ruse janë regjistruar nga policia, duke përfshirë 15 akte dhune, shkruan Sky News, përcjell Bota sot.

Rreth 250,000 emigrantë të lindur në Rusi dhe 150,000 njerëz të lindur në Ukrainë jetonin në Gjermani përpara se Vladmir Putin të niste pushtimin, i cili ka bërë që më shumë se 300,000 ukrainas të ikin në Gjermani.

Sulmet kundër ukrainasve janë rritur gjithashtu, tha zonja Faeser, me 109 vepra të regjistruara që nga fundi i shkurtit, duke përfshirë 13 akte dhune si lëndime trupore. Shumica e veprave kanë qenë dëmtim i pronës, fyerje dhe kërcënime verbale.

“Ky konflikt nuk duhet të lejohet të depërtojë në shoqërinë tonë”, tha ajo.

"Ne duhet t'u kujtojmë njerëzve se kjo është lufta kriminale e Putinit. Nuk është lufta e njerëzve me rrënjë ruse që jetojnë këtu në Gjermani."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat