Spanja është bërë vendi i fundit i BE-së që dëbon diplomatët rusë, mes një proteste globale mbi vrasjet e dyshuara të civilëve nga trupat e Kremlinit në Ukrainë, shkruan BBC, transmeton Bota sot.
Vendimi i Madridit për të dëbuar 25 diplomatë dhe personel të ambasadës pason me vendime të ngjashme nga Gjermania, Franca, Italia, Suedia dhe Danimarka.
Ministri i Jashtëm i Spanjës thotë se pret që Rusia të përgjigjet me dëbimet e veta.
Moska vazhdon të mohojë se trupat e saj kanë kryer mizori në qytetin ukrainas të Bucha dhe gjetkë./Bota sot