Zelensky i drejtohet OKB-s për krimet e tmerrshme: Rusia u përpoq të digjte edhe trupat e të vrarëve

Evropë

Zelensky i drejtohet OKB-s për krimet e tmerrshme: Rusia u përpoq të digjte edhe trupat e të vrarëve

Nga: A.ZH Më: 5 prill 2022 Në ora: 16:47
Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i është adresuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ai ka folur për krimet e Rusisë në Bucha, ku u vranë shumë civilë dhe u lanë nëpër rrugë.

Sipas Zelenksyt, ushtarët rusët u përpoqën të digjinin edhe trupat e tyre, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

“Dje u ktheva nga qyteti ynë Bucha, i çliruar së fundmi nga trupat ruse jo shumë larg Kievit.

Pra, nuk ka asnjë krim të vetëm që nuk do ta kryenin. Ushtria ruse kërkoi dhe vrau me qëllim këdo që i shërbente vendit tonë.

Ata vranë, qëlluan dhe vranë gra jashtë shtëpive të tyre kur thjesht u përpoqën të thërrisnin dikë që ishte gjallë, ata vranë familje të tëra, të rritur dhe fëmijë. Dhe ata u përpoqën të digjnin trupat."/Botasot

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat