Presidenti ukrainas Volodomyr Zelenksyy tani po i drejtohet Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Ai tha se po flet në "emër të të ndjerit", raporton Sky News, përcjell Bota sot.
“Gjithçka në kujtesën e civilëve që vdiqën, të cilët u qëlluan dhe u vranë pas torturës”, vijon ai.
“Disa prej tyre u pushkatuan në rrugë, të tjerët u hodhën në puse, u vranë në banesat e tyre, shtëpitë e hedhura në erë me granata”.
“Civilët u shtypën nga tanket teksa ishin ulur në makinat e tyre në mes të rrugës vetëm për qejfin e tyre".
"Ata prenë gjymtyrët, prenë fytin e tyre. Gratë u përdhunuan dhe u vranë në sy të fëmijëve të tyre."