Rusia i mohon krimet në Bucha

Evropë

Rusia i mohon krimet në Bucha

Më: 5 prill 2022 Në ora: 19:37
Pamje nga lufta në Ukrainë

Përfaqësuesi rus në Këshillin e Kombeve të Bashkuara, Vasily Nebenzya, i ka hedhur poshtë akuzat për krime lufte nga trupat ruse në Bucha.

Ai ka thënë se ka “mospërputhje flagrante në ngjarjet e treguara nga mediet ukrainase dhe perëndimore”.

Ai deklaroi se trupat e gjetur rrugëve nga gazetarët në qytetin ukrainas nuk ishin aty menjëherë pas tërheqjes së forcave ruse, duke shtuar se kjo ishte “konfirmuar nga disa video”.

Kufomat në asnjë mënyrë nuk ngjajnë me ato që mund të qëndronin në rrugë për tre ose katër ditë”, ka thënë ai, shkruan BBC.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat