Avokatja e popullit ukrainas për të drejtat e njeriut, Lyudmyla Denisova, ka thënë se midis 150 dhe 300 trupa mund të jenë në një varr masiv pranë një kishe në qytetin e Bucha, raporton Reuters, përcjell Bota sot.
Denisova tha në një postim në internet:
"Aktualisht trupat e të vdekurve po mblidhen nga forcat e rendit për të kryer ekzaminimet e nevojshme".
Ajo nuk tha se si autoritetet kishin arritur në vlerësimin e numrit të viktimave në varrezat masive./Botasot