Bombardimet ruse, guvernatori ushtarak në Ukrainë jep detaje mbi viktimat

Evropë

Bombardimet ruse, guvernatori ushtarak në Ukrainë jep detaje mbi viktimat

Nga: A.M Më: 5 prill 2022 Në ora: 21:15
Foto ilustrim

Oleh Syniehubov, guvernatori ushtarak i rajonit të Kharkiv të Ukrainës, tha të martën se granatimet ruse kishin vrarë gjashtë persona dhe plagosën tetë të tjerë në rajonin e Kharkivit.

"Gjatë ditës së kaluar, pushtuesit kanë realizuar 54 sulme me armë të ndryshme me rreze të gjatë: sulme artilerie, granatime me mortaja dhe tanke, granatime MLRS. Rrethet e Saltivka, Pyatihatka, Oleksiyivka, Kholodna Hora, Derhachi, Barvinkove, Chuhuiv janë prekur", tha ai në një deklaratë në Telegram, raporton CNN, përcjell "Bota sot".

"Në mesin e popullatës civile ka viktima të bombardimeve të djeshme në Kharkiv dhe Chuhuiv. Në Kharkiv - katër të vdekur, tre persona u shtruan në spital. Në rrethin Chuhuiv - dy të vdekur, pesë të plagosur."

Të hënën, kolonel Oleksandr Motuzyanyk, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, tha se Rusia po fokusonte përpjekjet për të rrethuar trupat e Operacionit të Forcave të Përbashkëta të Ukrainës në lindje të vendit, me qëllim të kapjes së qytetit të Kharkiv.

"Rajoni i Kharkiv është gati për çdo skenar, Forcat tona të Armatosura të Ukrainës janë në pozicione dhe mbrojnë rajonin. Ne duhet të mbajmë një prapavijë të fortë," tha Syniehubov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat