Zyrtarët ukrainas thonë se më shumë se 400 njerëz janë të zhdukur nga qyteti Hostomel.
Ky qytet së bashku me Bucha dhe Irpin, u goditën më së shumti nga ofensiva e Rusisë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.
Zyrtari lokal Taras Dumenko thotë se shumica e trupave të banorëve të Hostomel u gjetën në fshatrat fqinjë dhe në qytetin e Bucha.
Ai thotë se rusët duhet të kenë rrëmbyer njerëz për t'i pushkatuar, raporton agjencia e lajmeve Interfax Ukraine./M.L.