Ukraina afër luftës së urisë - Rusia ia bllokon portet detare për eksportin e ushqimeve

Evropë

Ukraina afër luftës së urisë - Rusia ia bllokon portet detare për eksportin e ushqimeve

Nga: V.N Më: 6 prill 2022 Në ora: 12:04
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duke folur në Parlamentin irlandez

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se Rusia po përdor urinë si armë në përpjekjen e saj për të fituar territor. Duke folur përmes një përkthyesi, ai i tha Parlamentit irlandez se raketat ruse po "shkatërronin gjëra që po mbështesin jetesën", raporton BBC, transmeton Bota sot.

Ai tha se forcat ruse kanë bllokuar të gjitha portet detare dhe anijet e Ukrainës me ushqime për eksport.

Ukraina është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë në bujqësi dhe ushqim – dhe Zelensky tha se veprimet e Rusisë do të çonin në mungesë ushqimi dhe rritje të kostove për miliona njerëz të uritur në të gjithë globin.

“Për ta uria është një armë kundër nesh, njerëzve të thjeshtë si instrument dominimi”, tha ai.

Zelensky u kërkoi gjithashtu udhëheqësve politikë të Irlandës që të përdorin ndikimin e tyre për të bindur vendet e tjera të BE-së që të vendosin sanksione edhe më të ashpra për të ndalur pushtimin e Presidentit Putin. BE do të takohet sot për të diskutuar sanksione të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat