Ambasadori i SHBA-së dhe ai i Rusisë shfaqen pranë njëri-tjetrit në Beograd

Evropë

Ambasadori i SHBA-së dhe ai i Rusisë shfaqen pranë njëri-tjetrit në Beograd

Më: 6 prill 2022 Në ora: 13:36
Christopher Hill dhe Alexander Botsan Kharchenko

Ambasadori i ri amerikan në Serbi, Christopher Hill, sot është shfaqur zyrtarisht në publik për herë të parë që nga marrja e detyrës.

Ai mori pjesë në një ceremoni të organizuar për t’i përkujtuar viktimat e bombardimeve të Beogradit në prill të vitit 1941.

Hera e para e paraqitjes së diplomatit amerikan në një ngjarje në Serbi ka qenë interesante, kjo për faktin se atij i ka rastisur të qëndrojë pranë ambasadorit rus Alexander Botsan Kharchenko.

Përpos amerikanit dhe rusit që  u dukën herë të buzëqeshur e herë jo pranë njëri-tjetrit, sipas N1, në këtë ngjarje të organizuar në kryeqendrën serbe ishin të pranishëm edhe të dërguarit e Londrës e Berlinit, njofton Klankosova.tv.

Ky zhvillim erdhi në kohën kur raportet e vendeve nga vijnë Hill dhe Kharchenko nuk janë të mira dhe në zbehjen edhe më të madhe të tyre ka ndikuar lufta në Ukrainë.

Christopher Hill ka mbërritur në Beograd në fund të muajit mars.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat