Kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boychenko, ka thënë se gjendja humanitare në qytet është "e tmerrshme" dhe se sulmet ajrore ruse kanë vazhduar pothuajse pa ndërprerje, raporton BBC, përcjell Bota sot.
Boychenko i tha BBC-së se Rusia lëshoi më shumë se 100 raketa vetëm të martën.
BBC nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimin pasi komunikimi me qytetin është jashtëzakonisht i vështirë.
Kryebashkiaku nuk është më në qytet, i cili është rrethuar nga trupat ruse për më shumë se një muaj dhe merr lajme nga banorët e mbetur.
Fotot nga Mariupol tregojnë një qytet të shkatërruar, që vlerësohet se 90% e ndërtesave janë dëmtuar ose shkatërruar, një e treta e tyre nuk mund të riparohen.
Boychenko vlerësoi se të paktën 120,000 banorë mbeten në Mariupol. Përpjekjet e Kryqit të Kuq për të lejuar evakuimin e sigurt të civilëve kanë dështuar ditët e fundit.
"Është një ferr i vërtetë që Rusia krijoi në qytetin tim," thotë Boychenko. "Ata janë kriminelë lufte dhe duhet të ndëshkohen për atë që kanë bërë. Por gjithçka që duhet të bëjmë tani është të evakuojmë në mënyrë të sigurt njerëzit nga qyteti".
Vlerësimi i fundit nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se luftimet e rënda dhe sulmet ajrore ruse kanë vazhduar dhe se situata për civilët po përkeqësohet.