Kryetari i bashkisë së Bucha, Anatoliy Fedoruk, ka folur për programin Newshour të BBC-së rreth akuzave për krime lufte nga forcat ruse në qytetin e tij, i cili është kthyer nën kontrollin ukrainas. Ai u fsheh në një ndërtesë nga trupat ruse gjatë pushtimit të tyre dhe thotë se ishte dëshmitar i vrasjeve, shkruan BBC, transmeton Bota sot.
"Aktualisht ne e dimë se ka pasur 320 civilë paqësorë të vrarë nga pushtuesit rusë dhe kjo shifër po bëhet më e madhe".
Anatoliy thotë se ai pa momentin kur njerëzit u "qëlluan brutalisht" nga rusët ndërsa ata u përpoqën të largoheshin nga qyteti me makinë.
"Ishte një grua shtatzënë. Burri i saj po bërtiste duke kërkuar që të mos e qëllonin, por ata thjesht e qëlluan brutalisht. Kështu që ai duhej ta varroste në rrugë anësore dhe në vend të një kryqi ai vendosi targën e makinës së tij", tha ai.
Ai thotë se ishin "pesë të rinj të torturuar, me duart e lidhura pas shpine, të qëlluar pas koke".