Pse Putini dëshiron të kontrollojë Donbasin?

Evropë

Pse Putini dëshiron të kontrollojë Donbasin?

Nga: V.N Më: 6 prill 2022 Në ora: 18:22
Një fëmijë në një tren në stacionin qendror Kramatorsk ndërsa familjet largohen nga qyteti në rajonin e Donbas

Njerëzit që jetojnë në lindje të Ukrainës janë nxitur nga qeveria që të evakuohen derisa të kenë mundësi. Por çfarë po planifikon Rusia në rajon?

Moska ka tërhequr trupat nga Kievi dhe ka zhvendosur fokusin e saj në Donbasin e vjetër që prodhon qymyrin dhe çelikun – i cili përfshin dy rajone të mëdha lindore, Luhansk dhe Donetsk, raporton BBC, transmeton Bota sot.

Udhëheqësi rus ka bërë vazhdimisht akuzat e pabaza se Ukraina ka kryer gjenocid në lindje.

Kur filloi lufta, dy të tretat e rajoneve lindore ishin në duart e Ukrainës. Pjesa tjetër drejtohej nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Presidenti Putin i ka njohur dy rajonet lindore si të pavarura nga Ukraina.

Hapi tjetër do të ishte aneksimi i Donbasit, ashtu siç bëri Putin me Krimenë pas një referendumi të diskredituar në 2014.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat