Ambasadori Hill shënon përvjetorin e fillimit të bombardimeve të Beogradit

Evropë

Ambasadori Hill shënon përvjetorin e fillimit të bombardimeve të Beogradit

Më: 6 prill 2022 Në ora: 22:22
Christopher Hill ka kujtuar fillimin e Luftës së Dytë Botërore në Jugosllavi

Ambasadori i ri i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka kujtuar fillimin e Luftës së Dytë Botërore në Jugosllavi, duke shënuar kështu përvjetorin e fillimit të bombardimeve të Beogradit.

Përmes një cicërimë në Twitter, Hill ka thënë se SHBA’të së bashku me vendet e Evropës i ofrojnë mbështetje Ukrainës në luftën e saj për liri.

“Sot kujtojmë fillimin e Luftës së Dytë Botërore në Jugosllavi dhe pasojat tragjike të agresionit që nuk ishte ndalur.

I nderojmë viktimat dhe së bashku me vendet e Europës i ofrojmë mbështetje Ukrainës në luftën e saj për liri”, shkroi Hill.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat