LIVE: Deklarata e zëdhënësit të Putinit shkakton tronditje - Moska paraqet kërcënim të fshehtë për NATO-n

Evropë

LIVE: Deklarata e zëdhënësit të Putinit shkakton tronditje - Moska paraqet kërcënim të fshehtë për NATO-n

Nga: Bota sot Më: 7 prill 2022 Në ora: 06:13 Përditësuar në ora: 20:25 më 07.04.2022
Zjarrfikësit në vendngjarje pasi një fabrikë buke është granatuar në Kharkiv

Zëdhënësi i Kremlinit pranon humbjet e konsiderueshme të trupave ruse në Ukrainë

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov pranoi sot se Rusia kishte pësuar humbje të konsiderueshme të trupave të saj në Ukrainë, duke i quajtur humbjet "një tragjedi të madhe" për vendin.

I pyetur nëse tërheqja e trupave ruse nga Kievi dhe rajoni i tij mund të shihet si "poshtërim" për Kremlinin, Peskov tha se përdorimi i këtyre fjalëve do të ishte "një kuptim i gabuar i situatës".

“Ne kemi humbje të konsiderueshme trupash dhe kjo është një tragjedi e madhe për ne”, pranoi Peskov në një intervistë me Sky News, duke shtuar se arsyeja e tërheqjes së Rusisë nga rajonet e Kievit dhe Chernihiv ishte “një akt “i vullnetit të mirë” gjatë negociatave midis delegacioneve ukrainase dhe ruse.

Ai shtoi se Moska zyrtare e bëri këtë për të “hequr tensionin nga ato rajone në mënyrë që të tregojë se Rusia është vërtet e gatshme të krijojë kushte komode për vazhdimin e negociatave”.

Mali i Zi shpall katër diplomatë rusë persona non grata

Ministria e Jashtme e Malit të Zi, të enjten shpalli persona të padëshiruar edhe katër diplomatë të Ambasadës së Federatës Ruse në Mal të Zi.

“Nota formale për këtë vendim, ku parashikohet një afat prej shtatë ditësh për t'u larguar nga territori i vendit tonë, i është dorëzuar sot ambasadorit rus“, thuhet në njoftimin e ministrisë.

“Ministria Jashtme malazeze e ka marrë vendimin në bazë të vlerësimit të organeve përkatëse të sigurisë në Mal të Zi për veprimtarinë e diplomatëve rusë dhe sipas nenit 9 të Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike”, bënë të ditur kjo ministri.

Në fillim të marsit Ministria e Jashtme e Malit të Zi e ka shpallur person të padëshiruar edhe një diplomat të Ambasadës së Federatës Ruse në Podgoricë.

Blinken: SHBA nuk do të lejojë asgjë që të pengojë dërgimin e armëve në Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të enjten se Uashingtoni nuk do të lejojë asgjë që të pengojë dërgimin në Ukrainë të armëve që asaj i nevojiten për të luftuar kundër Rusisë.

Duke folur me gazetarët në NATO pas një takimi të ministrave të jashtëm, Sekretari Blinken tha se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë se çfarë armësh të reja mund të dërgojnë në Ukrainë. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara po ruajnë dhe po shtojnë presionin ndaj Kremlinit.

Vendet anëtare të NATO-s ranë dakord të forcojnë mbështetjen për Ukrainën dhe po ofrojnë një gamë të gjerë sisteme armësh, tha të enjten Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit të ministrave të jashtëm të aleancës.

Lajmin e plotë lexojeni KËTU

Ukraina paraqet foto që tregojnë hapjen e llogoreve ruse në zonën me radioaktivitet të Çërnobilit

Një zyrtar ukrainas i ka siguruar Zërit të Amerikës foto ekskluzive të pasojave të agresionit pesë-javor të Rusisë në termocentralin bërthamor të çmontuar të Çernobilit, duke treguar ato që ai thotë se janë llogore ruse të ndërtuara në tokë radioaktive pranë vendit të një aksidenti bërthamor të vitit 1986 në atë vend.

Evgen Kramarenko, drejtor i agjencisë shtetërore ukrainase që menaxhon zonën e ndaluar rreth uzinës së Çernobilit, i dërgoi fotot Zërit të Amerikës të mërkurën, duke thënë se i kishte marrë vetë ato gjatë një vizite në uzinë me disa kolegë të tij një ditë më parë.

Ishte vizita e parë në vend nga ekipi i zotit Kramarenkos që kur trupat ruse u tërhoqën nga uzina dhe zona përreth më 31 mars, duke i dhënë fund marrjes nën kontroll që filloi më 24 shkurt, kur Moska nisi një agresion të plotë ndaj fqinjit të saj.

Në një intervistë telefonike me Zërin e Amerikës, zoti Kramarenko tha se fotot tregojnë llogoret që trupat ruse kanë hapur duke përdorur makineri të rënda në një fushë me bar që mbulon tokën radioaktive pranë reaktorit nr. 4 të shkatërruar të uzinës së Çernobilit.

Lajmin e plotë lexojeni KËTU

Zëdhënësi i Kremlinit pranon humbjet e konsiderueshme të trupave ruse në Ukrainë

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov pranoi sot se Rusia kishte pësuar humbje të konsiderueshme të trupave të saj në Ukrainë, duke i quajtur humbjet "një tragjedi të madhe" për vendin.

I pyetur nëse tërheqja e trupave ruse nga Kievi dhe rajoni i tij mund të shihet si "poshtërim" për Kremlinin, Peskov tha se përdorimi i këtyre fjalëve do të ishte "një kuptim i gabuar i situatës".

“Ne kemi humbje të konsiderueshme trupash dhe kjo është një tragjedi e madhe për ne”, pranoi Peskov në një intervistë me Sky News, duke shtuar se arsyeja e tërheqjes së Rusisë nga rajonet e Kievit dhe Chernihiv ishte “një akt “i vullnetit të mirë” gjatë negociatave midis delegacioneve ukrainase dhe ruse.

Ai shtoi se Moska zyrtare e bëri këtë për të “hequr tensionin nga ato rajone në mënyrë që të tregojë se Rusia është vërtet e gatshme të krijojë kushte komode për vazhdimin e negociatave”.

OKB pezulloi Rusinë nga Këshilli për të Drejta të Njeriut, reagon Ukraina

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka pezulluar Rusinë nga Këshilli për të Drejta të Njeriut, pas raportimeve “për shkelje sistematike dhe abuzim të të drejtave të njeriut”, nga trupat ruse që kanë pushtuar Ukrainën.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka mirëpritur vendimin e OKB-së të enjten.

“Kriminelët e luftës nuk kanë vend në trupat e OKB-së, të cilët synojnë të mbrojnë të drejtat e njeriut. Mirënjohës ndaj të gjithë anëtarëve që kanë mbështetur këtë rezolutë të rëndësishme dhe kanë vendosur të qëndrojnë në anën e duhur të historisë”, ka thënë Kuleba përmes një postimi në Twitter.

Prej nisjes së luftës në Ukrainë më 24 shkurt, Asambleja e Përgjithshme ka miratuar dy rezoluta që dënojnë pushtimin rus.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë këtë javë se do të kërkojnë pezullimin e Rusisë, pasi Ukraina ka akuzuar trupat ruse për vrasjen e qindra civilëve në qytezën ukrainase Buça.

Ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia, ka thënë të martën se në kohën kur Buça ka qenë nën kontrollin rus, “asnjë civil nuk ka vuajtur nga dhuna”.

Çfarë nënkupton pezullimi i Rusisë nga Këshilli për të Drejta të Njeriut?

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka pezulluar Rusinë nga Këshilli për të Drejta të Njeriut, pas raportimeve “për shkelje sistematike dhe abuzim të të drejtave të njeriut”, nga trupat ruse që kanë pushtuar Ukrainën.

Kjo kërkesë e shtyrë nga Shtetet e Bashkuara është miratuar me 93 vota për, 24 kundër dhe 58 shtete kanë abstenuar.

Në mesin e vendeve që kanë mbështetur pezullimin janë: Shtetet e Bashkuara, kombet e Bashkimit Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe vetë Ukraina.

Kina, Siria dhe Bjellorusia kanë votuar kundër.

India, Egjipti dhe Afrika e Jugut kanë qenë në mesin e vendeve që kanë abstenuar.

Për pezullimin e Rusisë janë nevojitur dy të tretat e shumicës.

Pezullimet e tilla janë të rralla.

Libia është pezulluar më 2011 për shkak të dhunës kundër protestuesve nga forcat besnike të ish-liderit, Muammar Gaddafi.

Rusia ka paralajmëruar se vota për apo abstenimi do të konsideron “gjeste jomiqësore” me pasoja për lidhjet bilaterale, sipas një shkrese që ka parë agjencia e lajmeve, Reuters.

Çfarë nënkupton ky pezullim?

Rusia ka qenë në vitin e dytë të mandatit trevjeçar në këtë Këshill me bazë në Gjenevë, i cili nuk mund të marrë vendime detyruese.

Megjithatë, vendimet e tij dërgojnë mesazhe të rëndësishme politike dhe mund të autorizojnë hetime.

Moska është një prej anëtareve më të zëshme të Këshillit dhe pezullimi nënkupton që ajo nuk mund të flasë dhe të votojë, kanë thënë zyrtarët, ndonëse diplomatët e saj ende kanë mundësi të marrin pjesë në debate, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

“Ata do të tentojnë të kenë ndikim në Këshill përmes bashkëpunëtorëve të tyre”, ka thënë një diplomat me bazë në Gjenevë.

Muajin e kaluar, ky Këshill ka nisur hetime për supozimet e lidhura me shkelje të të drejtave të njeriut, duke përfshirë krime të mundshme të luftës në Ukrainë.

Dalin pamjet e ekzekutimit të ushtarit rus nga forcat ukrainase

Në mediat sociale po qarkullojnë pamjet, që duket se tregojnë një ushtar të plagosur rus duke u ekzekutuar nga afër nga forcat ukrainase – një krim i mundshëm lufte, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Trupat e katër ushtarëve, të gjithë të veshur me uniforma të veshura nga ushtria ruse, mund të shihen në video.

Të paktën njëri prej këtyre ushtarëve i ka duart e lidhura pas shpine, gjë që tregon se mund të jenë zënë rob përpara se të vriteshin.

Lajmin e plotë lexojeni KËTU

Rusia pezullohet nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara sapo ka votuar për të pezulluar Rusinë nga Këshilli i saj për të Drejtat e Njeriut gjatë një sesioni në Nju Jork.

Ai pason akuzat për krime lufte nga trupat e Kremlinit në Ukrainë.

Përpara se të hidheshin votat, ambasadori i Ukrainës në OKB Sergiy Kyslytsya akuzoi Rusinë për abuzime "të tmerrshme" - duke ngritur çështjen e vrasjeve të dyshuara të civilëve në qytetin e Bucha.

Përfaqësuesi i Rusisë, Genadi Kuzmin, e dënoi votimin dhe kombet e tjera, përfshirë Korenë e Veriut dhe Sirinë, u mblodhën pas tij./V.N

Flasin amerikanët e mbetur në Ukrainë

12 ditë para se Rusia të sulmonte Ukrainën në shkurt, Presidenti Biden u kërkoi të gjithë qytetarëve amerikanë që ndodheshin përkohësisht ose jetonin në Ukrainë që të largoheshin menjëherë nga vendi. Dhe megjithëse shumë amerikanë janë larguar, të tjerë mbeten në Ukrainë dhe nuk kanë plane të ikin. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Anna Kostutschenko njofton.

Rachel McVey bën më shumë se 30 telefonata në ditë. Ajo është një nga vullnetarët e shumtë amerikanë që vendosën të qëndrojnë në Ukrainë për të ndihmuar pas sulmit të Rusisë.

“Është inkurajuese të shohësh sa të bashkuar janë njerëzit këtu. Nuk është një situatë ku pritet që ushtria e vetme të bëjë punën e saj për të na mbrojtur. Këtu të gjithë bëjmë të pamundurën”.

Për Rejçëllin, mëngjesi i 24 shkurtit nisi me një telefonatë të prindërve të saj në Shtetet e Bashkuara. Ata i thanë vajzës së tyre se Putini kishte sulmuar Ukrainën dhe ushtria ruse filloi menjëherë të bombardonte disa qytete të Ukrainës. Midis tyre ishte kryeqyteti, Kievi, ku Rejçëlli kishte gjashtë vjet që jetonte dhe punonte.

Lajmin e pl;otë lexojeni KËTU

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat