Kryetari i bashkisë së qytetit ukrainas të Buçës, Anatolii Fedoruk (49), tha për Deutsche Welle-n se 90 për qind e viktimave të masakrës së Buçës kishin "plagë nga armë zjarri, jo lëndime nga predha", transmeton"Bota sot".
Numri i trupave të gjetur u rrit në 320, sipas Fedoruk.
Përveç kësaj, të paktën tre varre masive janë zbuluar në qytet.
"Të gjithë këta njerëz u qëlluan," tha kryebashkiaku Anatolii Fedoruk. “E vrave me një plumb në pjesën e pasme të kokës”. Rrugëve kishte makina në të cilat “vriteshin familje të tëra: fëmijë, gra, gjyshe, burra”./M.L