Disa lajme të tjera tani nga perspektiva ruse për luftën dhe ne dëgjojmë nga ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, i cili thotë se Kievi i ka paraqitur Moskës një projekt-marrëveshje paqeje, por ajo përmban "elemente të papranueshme".
Lavrov thotë se Ukraina ndryshoi propozimet e saj të mëparshme të bëra gjatë bisedimeve ruso-ukrainase në Stamboll më 29 mars.
“Pala ukrainase i dorëzoi grupit negociator projekt-marrëveshjet e saj, të cilat dukshëm devijojnë nga dispozitat më të rëndësishme të regjistruara në takimin në Stamboll”, thotë ai.
Një paaftësi e tillë për të negociuar karakterizon edhe një herë qëllimet e vërteta të Kievit. Lavrov tha se Moska beson se Kievi kontrollohet nga Uashingtoni "i cili po e shtyn Presidentin Volodymyr Zelensky të vazhdojë armiqësitë".
Rusia do të vazhdojë bisedimet, thotë Lavrov, por gjithashtu do të bëjë presion për të siguruar kërkesat e veta në çdo marrëveshje. Kievi ka thënë se nevojiten bisedime me Rusinë, por ajo nuk është e gatshme të heqë dorë nga sovraniteti dhe integriteti territorial i saj.
Dhe Ukraina thotë se komentet e Lavrov janë propagandë, pasi ai nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në negociata dhe se ato duhen parë në dritën e përpjekjeve ruse për të larguar vëmendjen nga ngjarjet në Bucha./V.N/