E dhimbshme, mbi 100 trupa të pajetë u gjetën në një qytet të Ukrainës
Gjithsej 132 trupa të pajetë janë gjetur në qytetin ukrainas Makariv, ka raportuar uebfaqja e Ukrainska Pravda, duke cituar kryetarin e bashkisë së qytetit, raporton BBC, përcjell "Bota sot".
Duke folur në një fjalim televiziv të premten, Vadym Tokar tha: "Që nga dje, ne gërmuam 132 trupa të civilëve që u ekzekutuan nga pushtuesit rusë".
Ai tha se shumica e trupave u gërmuan nga varret masive, por se disa u gjetën në rrugë.
Makariv është rreth 50 km (30 milje) në perëndim të Kievit dhe para luftës kishte një popullsi prej rreth 15,000 njerëz.
Tokar tha se luftimet në javët e fundit kishin parë që shifra të binte deri në 1,000 dhe se rreth 40% e Makariv ishte dëmtuar, me shumë ndërtesa që nuk mund të riparoheshin.
"Okupatorët shkatërruan pothuajse të gjithë infrastrukturën, bombarduan [shtëpitë] dhe ndërtesat e banimit, shkatërruan plotësisht spitalet dhe kopshtet e fëmijëve," tha ai./AM
Shtëpia e Bardhë mbështet hetimin e sulmit në stacionin e trenit në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë tha të premten se administrata e presidentit Joe Biden do të mbështesë hetimet për sulmin në një stacion treni në Ukrainë, për të cilin autoritetet thanë se ishte i mbushur me gra, fëmijë dhe refugjatë të moshuar.
Shtëpia e Bardhë i quajti më herët pamjet nga stacioni i trenit "të tmerrshme dhe të trishtueshme".
Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën kundër agresionit rus, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kate Bedingfield në një intervistë për CNN-in.
Të paktën 50 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën nga një goditje me raketë në një stacion treni në Ukrainën lindore, i mbushur me gra, fëmijë dhe të moshuar që përpiqeshin t'i largoheshin luftës, thanë autoritetet ukrainase. Mes viktimave, 5 ishin fëmijë.
Zyrtarët thanë se shumë nga të plagosurit kishin humbur gjymtyrë dhe po operoheshin pas sulmit në qytetin e Kramatorskit.
Mijëra njerëz ishin në stacionin e trenit kur goditi raketa./VOA
Deklarata prekëse e Zelenskyt: Jam dëshmitar vetëm i vdekjes!
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ukrainasit “po mbrojnë të drejtën për të jetuar” në një intervistë për CBS News nga Kievi.
“Kurrë nuk e kam menduar se kjo e drejtë ishte kaq e kushtueshme.
Këto janë vlera njerëzore në mënyrë që Rusia të mos zgjedhë se çfarë duhet të bëjmë ne dhe si do t’i përdor të drejtat e mia,” tha ai.
Ai tha se në një vizitë të fundit në Bucha, ku Rusia është akuzuar për krime lufte, ai ishte dëshmitar i “vdekjes, vetëm vdekjes”.
Zyrtari perëndimor: Kolaps vullneti, forcat ruse braktisin tanket në tërheqje të nxituar
Arbnore Zhushi
Një zyrtar perëndimor ka dhënë disa komente interesante mbi inteligjencën ruse në Ukrainën veriore.
Ata thanë se forcat ruse kanë braktisur "shumë" tanke, automjete dhe artileri në një tërheqje "të nxituar", raporton Sky News, përcjell Bota sot.
“Operacionet e Vladimir Putinit kanë qenë katastrofike", tha zyrtari, duke shtuar se braktisja e automjeteve mund të jetë një shenjë e një "kolapsi të vullnetit për të luftuar".
"Ne mund të konfirmojmë se nuk ka më njësi në veri të Ukrainës", thanë ata në një konferencë shtypi.
“Ka qenë një tërheqje mjaft e nxituar nga forcat ruse dhe ka shumë pajisje ruse që janë braktisur në atë tërheqje të nxituar dhe kjo vetëm sa do të përkeqësojë sfidën që ata kanë për sa i përket rinovimit dhe rindërtimit të forcave të tyre derisa i largojnë ato, si në Bjellorusi, ashtu edhe në Rusi.
Disa prej tyre është disi e paqartë se pse janë braktisur, sepse disa nga këto automjete janë ende të përdorshme dhe ata do të kishin mundur t'i merrnin dhe mendoj se ka diçka rreth rënies së moralit dhe kolapsit të vullnetit për të luftuar”, tha zyrtari
Sllovakia i dhuron Ukrainës sistemin e mbrojtjes ajrore S-300, reagon SHBA
Sllovakia i ka dhuruar Ukrainës sistemin e saj të mbrojtjes ajrore S-300 për ta ndihmuar atë vend të mbrohet nga agresioni rus, tha të premten Kryeministri sllovak Eduard Heger.
Ukraina i ka bërë thirrje Perëndimit që ta furnizojë atë me pajisje të mbrojtjes ajrore, për ta ndihmuar në përballjen me sulmin rus që vazhdon prej dy muajsh.
“Dua të konfirmoj se Sllovakia i ka ofruar Ukrainës një sistem të mbrojtjes ajrore S-300. Kombi ukrainas po mbron me guxim vendin e tij sovran, dhe ne gjithashtu”, shkroi Kryeministri Heger në rrjetin social Twitter.
Kryeministri i Sllovakisë, i cili ndodhej për vizitë në Kiev të premten, tha se mbrojtja e vendit i tij ishte gjithashtu e siguruar.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, vlerësoi bujarinë e qeverisë sllovake për dërgimin në Ukrainë të sistemit të mbrojtjes ajrore S-300.
Përmes një postimi në rrjetin Twitter zoti Austin tha: “Me udhëzimin tim, dhe ftesën e Sllovakisë, Komanda Amerikane në Evropë do të vendosë në Sllovaki një sistem mbrojtje të tipit Patriot të drejtuar nga ushtria amerikane”.
.@SecDef: This deployment of Patriot capabilities to Slovakia aligns perfectly with our previous efforts to bolster @NATO's defensive capabilities and to demonstrate our collective security requirements under Article 5 of the NATO treaty. pic.twitter.com/5hDDEyVdau
— Department of Defense 🇺🇸 (@DeptofDefense) April 8, 2022
Sllovakia, vend anëtar i NATO-s, zotëron një bateri të sistemit të mbrojtjes ajrore S-300, të cilën e trashëgoi pas shpërbërjes së Çekosllovakisë në vitin 1993.
Ukraina publikon shifrat e tmerrshme, ja sa ushtarë ka humbur Putini në luftë
Ukraina ka publikuar numrin e humbjeve që ka pasur që nga fillimi i luftës.
Pretendohet se 19,000 trupa ruse janë vrarë dhe 1,891 automjete të blinduara të personelit janë shkatërruar.
Pajisjet e tjera ushtarake që janë zhdukur përfshijnë 135 helikopterë, 700 tanke dhe 150 avionë.
Muajin e kaluar, Rusia pretendoi se 1,351 nga trupat e saj kishin vdekur.
Kjo erdhi pasi NATO vlerësoi se deri në 15,000 trupa ruse ishin vrarë që nga fillimi i pushtimit të Moskës më 24 shkurt.
Shifra e fundit vjen pasi zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitry Peskov, pranoi dje një humbje “të konsiderueshme” të trupave ruse që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, duke thënë se vdekjet e tyre ishin një “tragjedi”.
Lotët e dramës ukrainase/ Refugjatët e luftës tregojnë dhimbjen e braktisjes së atdheut
Ky fëmijë që nuk e kupton luftën por e di kuptimin e lirisë, mban këtë pankartë në duar me dëshirën që kërkesa e tij e shprehur në anglisht të ‘fluturojë’ larg. Ndërsa lotët e grave ukrainase sjellin ne kujtese sulmet ruse. Dhe Luftën që dhemb.
Marina nga Odesa e vuan luftën sepse ka ikur prej saj për hir te fëmijëve. Por lufta e ndau nga bashkëshorti I cili sot është ushtar, ndërsa ajo është strehuar prej 1 muaji në Tiranë, në një vend që e vlerëson tepër bujar.
“Është shumë e vështirë për ne. Lexojmë çdo ditë se si njerëzit tanë po vdesin duke mbrojtur atdheun. Është e tmerrshme. Ne duam paqe, duam që fëmijët tanë të jetojnë në një shtet të pavarur europian. Shpresojmë që çdo gjë të shkojë mirë. Jemi pafund mirënjohës për ndihmën e shqiptarëve. Kemi gjetur miq, një strehëz këtu. Faleminderit shumë”, Marina Ivleva.
SHBA ka parë indikacione se Rusia po kërkon të rekrutojë mbi 60 mijë trupa midis rekrutëve të rinj dhe mobilizimit të rezervistëve për të përforcuar forcat e tyre pushtuese, sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane, raporton CNN, transmeton Bota sot.
Zyrtari paralajmëroi se "mbetet për t'u parë" se sa e suksesshme do të ishte Rusia në përmbushjen e këtij objektivi, sa trajnime do të merrnin ato forca ose ku do të dërgoheshin.
Zyrtari tha gjithashtu se SHBA-ja nuk ka parë që ka "përforcime të reja, plotësisht të trajnuara, plotësisht të armatosura" të gatshme për të përforcuar grupet taktike të batalionit rus të varfëruar.
Në lidhje me aftësinë e tyre aktuale, Rusia tani është "nën 85% të fuqisë së saj të vlerësuar të disponueshme luftarake" që Moska kishte grumbulluar përpara pushtimit të Ukrainës në shkurt, tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane të premten gjatë një konference me gazetarët.
Scholz: Po punojmë në uljen e importeve të energjisë ruse
Kancelari gjerman, Olaf Scholz mbrojti shtetin e tij, i cili po kritikohet se nuk po heq dorë nga importet e energjisë ruse, duke thënë se Berlini “në mënyrë aktive po punon” për t’u larguar nga varësia e importit të gazit rus.
“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi dhe po bëjmë shumë”, tha Scholz nga Londër më 8 prill, duke theksuar se Gjermania ka një plan për diversitfikimin e energjisë dhe se po shikon për furnizues të tjerë për gazin natyral.
Gjermania është nën presion që të bëjë më shumë që të ulë importet e energjisë ruse, veçanërisht pas dëshmive që Ukraina dhe shumë qeveri perëndimore kanë treguar për krime lufte të kryera nga forcat ruse gjatë tërheqjes së tyre nga qytetet përreth Kievit.
“Ne aktivisht po punojmë që të bëhemi të pavarur nga importet e naftës ruse dhe mendoj se do të jemi në gjendje që t’ia dalim gjatë këtij viti”, tha Scholz gjatë një konference për media me kryeministrin britanik, Boris Johnson.
Nafta ruse përbën rreth 25 për qind të importeve gjermane, nga 35 për qind sa ishte para nisjes së pushtimit rus të Ukrainës. Ndërkaq importet e gazit janë 40 për qind nga 55 sa ishin para pushtimit.
Gjenden varre masive në Chernihiv, 700 të vrarë
Varre masive janë gjetur në Chernihiv, ndërsa lufta në Ukrainë është në javën e gjashtë.
700 ukrainas janë vrarë në qytetin verior të Ukrainës, ku secili varr ka nga një copë druri me të dhënat e të vdekurve.
Pamjet të cilat u shpërndanë nga deputetja ukrainase Lesia Vasylenko, vijnë pasi hetuesit mjeko-ligjorë filluan zhvarrosjen e një varri masiv në qytetin ukrainas Bucha sot.
Muajin e kaluar, kryetari i bashkisë së Chernihiv, Vladyslav Atroshenko tha se banorët e qytetit kishin mbetur të bllokuar pa energji elektrike, ngrohje dhe ujë ndërsa forcat ruse rrethuan rajonin.