Forcat ukrainase thonë se ndërsa kanë rimarrë qytete pranë Kievit të pushtuara më parë nga forcat ruse, ata po zbulojnë gjithnjë e më shumë mizori, shkruan BBC, transmeton Bota sot.
Zbulimi i javës së kaluar i trupave të shpërndara në rrugë në Bucha shkaktoi protesta globale dhe akuza për gjenocid.
Gjatë natës, Presidenti i Ukrainës Zelensky tha se në qytetin e Borodyanka, situata ishte "dukshëm më e tmerrshme" sesa në Bucha.
Ai nuk dha detaje të mëtejshme, por qindra njerëz dyshohet se janë vrarë nga sulmet. Siç kemi raportuar më herët, deri më tani nga rrënojat janë nxjerrë 26 trupa.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/April/08/850x636_68fd5747-3fc0-4c75-b309-3cde5527d1211649395513.jpg)