Çmimet botërore të ushqimeve kanë shënuar një rekord të ri

Evropë

Çmimet botërore të ushqimeve kanë shënuar një rekord të ri

Nga: V.N Më: 8 prill 2022 Në ora: 13:16
Ukraina shpesh quhet shporta e bukës së Evropës

Lufta në Ukrainë ka tronditur tregjet e drithërave dhe vajrave vegjetale, duke bërë që çmimet botërore të ushqimeve të rriten në një rekord të ri në mars, thotë Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).

Ukraina dhe Rusia janë eksportuesit kryesorë të produkteve ushqimore bazë dhe lufta ka goditur prodhimin bimor, duke rritur çmimet.

Rreth 30% e grurit në botë vjen nga Ukraina dhe Rusia dhe konflikti ka ndikuar në eksportet.

Rusia prodhon gjithashtu sasi të mëdha të lëndëve ushqyese, si potasi dhe fosfati - përbërës kryesorë në plehra, të cilët u mundësojnë bimëve dhe kulturave të rriten./V.N/

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat