Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Dmitry Muratov, i cili është kryeredaktor i një gazete të pavarur ruse, është sulmuar me ngjyrë të kuqe derisa po udhëtonte me tren.
Dmitry Muratov, kryeredaktor i gazetës hulumtuese “Novaya Gazeta”, ka thënë se persona të paidentifikuar i hodhën ngjyrë mbi të dhe mbi gjërat që kishte me vete. Ai ishte duke shkuar nga Moska në qytetin e Samaras.
Muratov, i cili vitin e kaluar fitoi Çmimin Nobel për Paqen për mbrojtjen e fjalës së lirë në Rusi, tha për CNN në fillim të kësaj jave se gjysma e popullsisë së vendit ishte kundër luftës në Ukrainë, shkruan CNN.
Në një postim në Telegram të enjten, Muratov tha: “Ata derdhën bojë vaji me aceton. Më dogjën sytë tmerrësisht. Treni Moskë-Samara. Erë vaji gjithandej. Nisja tashmë është vonuar për 30 minuta. Unë do të përpiqem të lahem. (Sulmuesi) bërtiti: “Muratov, kjo është për djemtë tanë””.
Një zëdhënëse e gazetës i tha CNN-it se sytë e Muratov “duken të jenë në gjendje të mirë”.
Muajin e kaluar, Muratov tha se do ta vë në ankand çmimin e tij për të siguruar fonde për refugjatët ukrainas.