Shkatërrohet një depo municioni në Ukrainën qendrore

Evropë

Shkatërrohet një depo municioni në Ukrainën qendrore

Nga: V.N Më: 9 prill 2022 Në ora: 12:35
foto ilustrim

Forcat ruse kanë shkatërruar një depo municioni në bazën ajrore Myrhorod në Ukrainën qendrore, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar ministrinë ruse të mbrojtjes, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Një luftëtar i forcave ajrore ukrainase MiG-29 dhe një helikopter Mi-8 u shkatërruan gjithashtu në sulmin në bazën në rajonin e Poltava, sipas zëdhënësit të ministrisë Igor Konashenkov.

Guvernatori i rajonit të Poltavës, Dmytro Lunin, tha në rrjetet sociale se dy persona ishin plagosur dhe "dëmtime të konsiderueshme" ishin shkaktuar në vend.

Forcat ruse ka ditë që e kanë kthyer fokusin nga Ukraina qendrore dhe tashmë janë larguar nga zona e Kievit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat