Rreth një e katërta e forcave ruse të përdorura në pushtimin e Ukrainës janë "në mënyrë efektive të pafunksionueshme", sipas një zyrtari evropian, pas humbjeve të rënda, logjistikës së dobët dhe mbështetjes, transmeton CNN, përcjell Bota sot.
Rusia kishte grumbulluar rreth 120 grupe taktike të batalioneve (BTG), rreth Ukrainës përpara pushtimit, raportoi CNN në atë kohë.
Gjashtë javë pas luftës, afërsisht 29 prej tyre tani janë jashtë funksionit, tha zyrtari.
Forcat ruse janë përpjekur të kombinojnë disa nga pjesët e mbetura të BTG-ve në njësi luftarake koherente, duke përdorur mbetjet e dy ose tre BTG-ve për të bërë një, shtoi zyrtari.