Dy ditë më parë, në rajonin e Luhanskut në Ukrainë, është zhvilluar një betejë e ashpër tokësore ndërmjet forcave ukrainase dhe ushtarëve rusë.
Ndërsa dje, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, ukrainasit janë treguar shumë të suksesshëm, duke kapur një model modern të avionit rus pa pilot"Orlan-30", përcjell Bota sot.
“Dy ditë më parë në rajonin e Luhanskut, ushtarët ukrainas zotëruan në tokë armikun e UAF "Orlan-10".
Dje është një ditë edhe më e suksesshme.
Këtë herë mbrojtësit tanë "fituan" një model modern të avionit rus pa pilot - "Orlan-30".
Së bashku do të fitojmë!
#stoprusia”, shkruhet në postimin e ushtrisë së Ukrainës, në Facebook./Botasot