Raketat e moçme i ndihmojnë Ukrainës kundër Rusisë

Evropë

Raketat e moçme i ndihmojnë Ukrainës kundër Rusisë

Më: 9 prill 2022 Në ora: 15:11
Raketat e moçme i ndihmojnë Ukrainës kundër Rusisë

Shumë është shkruar për armët e teknologjisë së fundit, të precizitetit të lartë, në betejën e Ukrainës kundër pushtimit rus.

Por, sistemet e raketave “Grad”, një teknologji e vjetër prej dekadash, po luajnë gjithashtu rol në luftë.

Edhe ushtria ruse, edhe ajo ukrainase posedojnë këtë sistem lëshimi raketash të shumëfishta nga kamionët në arsenalet e tyre.

Më 3 prill, korrespondenti i Radios Evropa e Lirë, Roman Pahulych, ka biseduar me një njësit të ushtrisë ukrainase, që operonte një raketahedhës “Grad” në lindjen e vendit./REL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat