Kancelari i Austrisë Karl Nehammer tha të shtunën se vendi i tij është neutral ushtarak, por ne e kuptojmë se duhet të ndihmojmë aty ku ndodhin padrejtësitë dhe krimet e luftës.
Austria mbështet sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë dhe blloku është gati të zbatojë më shumë sanksione, tha Nehammar në një konferencë të përbashkët shtypi të shtunën në Kiev me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.
Nehammer do të vizitojë qytetin Bucha, të cilin ai e quajti një vend i krimeve të luftës.
"Ne duhet t'i bëjmë të njohura OKB-së ato krime lufte dhe drejtësia ndërkombëtare duhet të fillojë hetimin dhe luftimin e këtyre krimeve," tha ai.
Zelensky e falënderoi atë për mbështetjen që Ukraina ka marrë deri më tani dhe përsëriti thirrjen e tij për më shumë sanksione ndaj Rusisë.