Hill reagon pas vizitës së Gjuriqit te Bideni

Evropë

Hill reagon pas vizitës së Gjuriqit te Bideni

Më: 9 prill 2022 Në ora: 19:12
Christopher Hill

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, e ka quajtur ambasador të shkëlqyer homologun e tij në Amerikë, Marko Gjuriq, pasi ky i fundit publikoi një fotografi me presidentin Joe Biden.

Hill në Twitter, ka shkruar se kjo është shenjë e rëndësisë së partneritetit që e ndajnë me Serbinë për më shumë se 140 vjet.

“Është kënaqësi të shohësh një ambasador të shkëlqyer të vendit mik në Shtëpinë e Bardhë së bashku me presidentin e SHBA-së. Një shenjë e rëndësisë së partneritetit që kemi ndarë me Serbinë për më shumë se 140 vjet”, ka shkruar Hill në Twitter.

Ndryshe, ambasadori serb në SHBA, Marko Gjuriq gjatë ditës së sotme është takuar me presidentin Joe Biden.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat